Information in Albanian
Si të përgatisni një ankesë të vlefshme
Në qoftë se ju vendosni t’i drejtoheni Gjykatës, luteni të siguroheni që ankesa juaj të jetë në përputhje me nenin 47 të Rregullores së Gjykatës, i cili përcakton informacionin dhe dokumentet që duhet të dërgohen.
Nëse mungon ndonjë informacion ose dokument sikurse kërkohet nga neni 47 §§ 1 dhe 2, ankesat tuaja nuk do të shqyrtohen nga Gjykata. Si pasojë, është e domosdoshme që të plotësohen të gjitha rubrikat e formularit të ankimit.
Neni 47 Fillimi i procedurave (Version anglisht)
Edhe pse një ankesë e cila është paraqitur siç duhet do të shqyrtohet nga Gjykata, kjo nuk do të thotë se ankesa do të deklarohet e pranueshme.
Mbrojtja e të Dhënave (vetëm në anglisht)
Si t’i drejtoheni Gjykatës?
Formulari i ankimit duhet të shkarkohet, të plotësohet, të printohet dhe të dërgohet me postë në Gjykatë së bashku me dokumentet e nevojshme. Asnjë formë tjetër formular ankimi nuk duhet të përdoret.
Dokumentet e tjera të listuara më poshtë duhet të konsultohen për t’ju ndihmuar që formulari i ankimit të plotësohet sic duhet.
Procedura para GJEDNJ
Informacione dhe dokumente për personat të cilët kanë një ankesë të pazgjidhur përpara Gjykatës.
Faza proceduriale Online
Motori i kërkimit Faza Proceduriale (SOP) u mundëson të gjithë personave të marrin informacion për fazën aktuale proceduriale të një kërkese.
Dokumente të nevojshme
Tekstet Zyrtare
Pyetje dhe Përgjigje
“Pyetjet & përgjigjet” përmbajnë informacion për ankuesit e ardhshëm
Parashtrimi i kërkesës tuaj në GJEDNJ
Kjo broshurë, e cili përshkruan faza të ndryshme të procedurës së shqyrtimit të ankesës suaj nga Gjykata, ka për qëllim t’u japë përgjigje pyetjeve kryesore që ngrihen nga ankuesit, sidomos pasi ata kanë dërguar në Gjykatë ankesën e tyre.
Udhërrëfyes praktik për pranueshmërinë

Udhërrëfyesi Praktik mbi Kriteret për Pranueshmërinë është krijuar kryesisht për avokatët të cilët dëshirojnë të paraqesin një çështje përpara Gjykatës. Ky udhërrëfyes përshkruan kushtet e pranueshmërisë të cilat duhet të përmbushë një ankesë.
Trajtimi i çështjeve
Kjo tabelë tregon rrjedhën e ecurisë për një çështje sipas trupit gjyqësor.
Skema e thjeshtuar e shqyrtimit të një çështje përpara Gjykatës
Video mbi paraqitjen e një ankese
Ky videoklip është një shembull për të shpjeguar si të plotësohet formulari i ankimit në mënyrë që të shqyrtohet nga Gjykata. Luteni të kini parasysh që edhe pse kjo video ju tregon mënyrën sesi të depozitohet një formular ankimi në mënyrë korrekte, disa informacione është e nevojshme të përditësohen në përputhje me dokumentet referues më të fundit.
Video mbi “paraqitjen e një ankese” (Version anglisht)
Shënime mbi plotësimin e formularit të ankimit Gjuhë të tjera
Video mbi kushtet e pranueshmërisë
Kjo video përcakton kushtet kryesore që kërkohen për t’iu drejtuar Gjykatës
COURTalks-disCOURs

Kjo video paraqet një bisedë rreth 15 minuta nga një avokat nga regjistri i Gjykatës Evropiane i të Drejtave të Njeriut dhe është regjistruar në sallën kryesore të Gjykatës. Video shpjegon kriteret e pranueshmërisë që duhet të plotësojë çdo kërkesë në mënyrë që të shqyrtohet më tej nga Gjykata, dhe ka për qëllim të informojë kryesisht profesionistët në fushën e së drejtës dhe organizatat e shoqërisë civile.
Film mbi GJEDNJ
Duke synuar një audiencë të gjerë, ky film shpjegon si funksionon Gjykata, përshkruan sfidat me të cilat përballet ajo, dhe tregon fushën e aktivitetit të saj përmes shembujve nga praktika gjyqësore.Film
Masat e përkohshme
Çfarë janë masat e përkohshme?
Kur një ankesë i drejtohet Gjykatës, Gjykata mund t’i kërkojë një Shteti të marrë disa masa të përkohshme, ndërkohë që ajo duhet të vendosë rreth shqyrtimit të çështjes. Zakonisht, Gjykata i drejtohet një Shteti për t’u përmbajtur nga kryerja e ndonjë veprimi, si për shembull moskthimi i individit në vendin e tij të origjinës ku mendohet se ai/ajo do të dënohet me vdekje apo do t’i nënshtrohet torturës.
Kërkesat për masë të përkohshme (Udhëzim praktik)
Gjykata miraton marrjen e masave të përkohshme vetëm në kushte të mirëpërcaktuara, kur ka një rrezik se mund të ndodhin shkelje të rënda të Konventës.
Një pjesë e madhe e kërkesave për masa të përkohshme janë pavend dhe refuzohen.
Lidhje të dobishme
Informacion mbi masat e përkohshme (Version anglisht)
Statistika lidhur me masat e përkohshme (vetëm në anglisht)
Masat e përkohshme sipas Shtetit të paditur dhe vendit të destinacionit (vetëm në anglisht)